IASEE–RISE · Rinisja Shqiptare ← Deklarata zyrtare
Shkarko PDF (SQ + EN)

DEKLARATË PËR SHTYP

IASEE–RISE · Rinisja Shqiptare · Zürich, 16 tetor 2026 · Për publikim të menjëhershëm

IASEE–RISE përfundon bashkëpunimin me Kuvendin Kombëtar Qytetar dhe shpall të pavlefshme Deklaratën Themeluese të Përbashkët

Rinisja Shqiptare – Lëvizja qytetare për ripërtëritjen e Shqipërisë (IASEE–RISE) njofton opinionin publik se bashkëpunimi i saj me Kuvendin Kombëtar Qytetar (KKQ) ka përfunduar.

Më 15 tetor 2026, drejtuesit e KKQ-së përjashtuan në mënyrë të njëanshme të katër anëtarët e IASEE–RISE, përfshirë drejtuesin e saj, nga Asambleja e Kuvendit dhe nga Këshilli Koordinues. Vendimi u mor pa asnjë njoftim paraprak dhe pa u dhënë asnjë arsye. Ai erdhi pasi IASEE–RISE pranoi bashkëpunimin vetëm me të drejta maksimalisht të barabarta në organizim dhe duke ruajtur pavarësinë e saj si nismë qytetare me program dhe rrugë kushtetuese të vetën, dhe jo duke vepruar nën ombrellën e të tjerëve.

Pavlefshmëria e Deklaratës së Përbashkët. Me përjashtimin e njëanshëm të të gjithë përfaqësuesve të IASEE–RISE, njërit prej partnerëve themelues, baza e mirëbesimit mbi të cilën u miratua Deklarata Themeluese e Përbashkët nuk ekziston më. Për këtë arsye, IASEE–RISE e konsideron Deklaratën Themeluese të Përbashkët, të miratuar nga drejtuesit e KKQ-së dhe të IASEE–RISE, të pavlefshme duke filluar nga sot, 16 tetor 2026, dhe tërheq nënshkrimin e saj prej saj.

Pyetje që kërkojnë përgjigje. IASEE–RISE shpreh keqardhje të thellë për këtë veprim. Një lëvizje që synon t'i kthejë popullit sovranitetin duhet të udhëhiqet nga transparenca, dialogu dhe respekti për partnerët. Përjashtimi i të gjithë anëtarëve të një partneri themelues, pa njoftim dhe pa shpjegim, hedh një hije të rëndë dyshimi mbi gatishmërinë e drejtuesve të KKQ-së për të përfaqësuar me të vërtetë vullnetin e shumicës së shqiptarëve: largimin e Qeverisë, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të të gjitha partive parlamentare.

Drejtuesit e IASEE–RISE janë të mendimit se ky veprim i skajshëm dhe i papranueshëm lidhet me qëndrimin tonë kritik ndaj rolit të klanit të trashëguar nga ish-Byroja Politike, i cili vazhdon ta mbajë peng shtetin shqiptar dhe t'u shërbejë interesave të huaja në kurriz të interesit kombëtar. IASEE–RISE nuk do ta heshtë këtë kritikë, sepse ajo është thelbësore për çdo rinisje të vërtetë të Shqipërisë.

Vazhdimësia. IASEE–RISE mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj qëllimeve të saj: së pari, dorëheqja e Qeverisë dhe ngritja e një qeverie teknike pa asnjë parti parlamentare; më pas, një proces kushtetues që përfundon me miratimin e Kushtetutës së Re me referendum të detyrueshëm. Asgjë nuk hyn në fuqi pa votën e popullit. Peticioni qytetar vazhdon pa ndërprerje në iasee-rise.org.

Vlerësim për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. IASEE–RISE shpreh vlerësimin e saj më të lartë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump, për vendosmërinë me të cilën po nxjerr në pah shkeljet dhe po kërkon llogari, edhe brenda strukturave diplomatike dhe këshilltare të vetë administratës amerikane. Ky qëndrim u jep shqiptarëve shpresë se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të mbështetet mbi ligjin, transparencën dhe respektin për vullnetin e popullit.

Në të njëjtën frymë, IASEE–RISE ripohon kundërshtimin e saj të prerë ndaj çdo nisme për krijimin e një entiteti shtetëror sovran brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, përfshirë propozimin për një „shtet bektashi“, të cilin shqiptarët e refuzojnë. Ky qëndrim nuk drejtohet kundër komunitetit bektashi, të cilin e respektojmë si pjesë të traditës shqiptare të harmonisë fetare.

Ftesë për partneritet. Njëkohësisht, IASEE–RISE publikon sot Projekt-Deklaratën e Përbashkët të Partneritetit, të hapur për të gjitha organizatat, lëvizjet qytetare dhe partitë joparlamentare që ndajnë këto qëllime. Partnerët ruajnë plotësisht emrin, identitetin dhe strukturat e tyre.

Kontakt: naske.afezolli@ia-see.com · iasee-rise.org

NËNSHKRUAR ELEKTRONIKISHTNaskë AfezolliMiratimi u dha elektronikisht · 16.10.2026

Naskë Afezolli
Nismëtar, IASEE–RISE · Rinisja Shqiptare

Thirrje për bashkim

Ftojmë të gjitha organizatat, lëvizjet qytetare dhe partitë joparlamentare që ndajnë këto qëllime të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët të Partneritetit. Çdo partner ruan emrin, identitetin dhe strukturat e veta.

Dërgo kërkesën për aderimLexo Deklaratën

PROJEKT-DEKLARATË E PËRBASHKËT PARTNERITETI

Projekt · 16 tetor 2026

Rinisja Shqiptare – Lëvizja qytetare për ripërtëritjen e Shqipërisë (IASEE–RISE) dhe organizatat partnere joparlamentare

Preambula

Ne, organizatat, lëvizjet qytetare dhe partitë joparlamentare nënshkruese, të bindur se sovraniteti buron nga populli dhe i kthehet popullit, dhe se sistemi i vjetër politik – që nga përmbysja e qeverisë së parë demokratike të Fan Nolit në dhjetor 1924 – u ka mohuar shqiptarëve shtetin që meritojnë, bashkojmë forcat në një partneritet të barabartë, paqësor dhe të ligjshëm.

Neni 1 — Qëllimet e përbashkëta

1.1 Faza e parë: dorëheqja e Qeverisë dhe ngritja e një qeverie teknike në të cilën nuk merr pjesë asnjë parti parlamentare.

1.2 Faza e dytë: një proces kushtetues që përfundon me miratimin e Kushtetutës së Re me referendum të detyrueshëm, mbështetur në nenet 2(2) dhe 150 të Kushtetutës.

1.3 Asgjë nuk hyn në fuqi pa votën e popullit.

1.4 Mënyra e formimit të qeverisë teknike dhe roli i Bordit Drejtues Kalimtar vendosen bashkërisht nga partnerët.

Neni 2 — Parimi „pa riciklim“

Partnerët dhe drejtuesit e tyre nuk bashkëpunojnë me partitë parlamentare dhe as me qeveritë që kanë drejtuar Shqipërinë që nga dhjetori i vitit 1924.

Neni 3 — Pavarësia financiare

3.1 Partnerët nuk kërkojnë dhe nuk pranojnë financim nga fondacione, ambasada apo qeveri të huaja, dhe nuk përfshijnë në drejtimin e tyre persona të financuar prej tyre.

3.2 Komunikimi me aleatët e huaj të Shqipërisë dhe me ambasadat e tyre synon vetëm mirëkuptimin dhe mbështetjen morale.

Neni 4 — Pavarësia dhe barazia e partnerëve

4.1 Çdo partner aderon individualisht, pa u shpërbërë, duke ruajtur emrin, statutin dhe strukturat e veta.

4.2 Partnerët kanë status të barabartë. Asnjë partner nuk vepron nën ombrellën organizative të një tjetri.

4.3 Anëtarët e organizatave partnere mund ta nënshkruajnë peticionin si individë.

Neni 5 — Qasja paqësore dhe ligjore

5.1 Partneriteti vepron vetëm me mjete paqësore, jo të dhunshme dhe brenda kornizës kushtetuese.

5.2 Vendimi për të ardhmen kushtetuese u përket vetëm qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, brenda vendit dhe në diasporë.

Neni 6 — Koordinimi dhe ndershmëria procedurale

6.1 Vendimet e përbashkëta merren me konsensus, pas konsultimit të të gjithë partnerëve.

6.2 Asnjë partner nuk mund të përjashtohet pa njoftim paraprak me shkrim, pa arsye të shpallura dhe pa të drejtën për t'u dëgjuar.

6.3 Çdo partner mund të tërhiqet nga partneriteti me njoftim me shkrim.

Neni 7 — Aderimi

7.1 Organizata që dëshiron të aderojë i dërgon IASEE–RISE një kërkesë me shkrim, të nënshkruar nga përfaqësuesi i saj ligjor.

7.2 Çdo partner e nënshkruan këtë Deklaratë para noterit. IASEE–RISE e nënshkruan para noterit në Zürich.

Nënshkrimet

Për IASEE–RISE · Rinisja Shqiptare: Naskë Afezolli, Nismëtar

NËNSHKRUAR ELEKTRONIKISHTNaskë AfezolliMiratimi u dha elektronikisht · 16.10.2026Nënshkrimi para noterit pason në Zürich

Për organizatën partnere: Emri i organizatës ____________ · Përfaqësuesi ligjor ____________ · Vendi dhe data ____________

Download PDF (AL + EN)

PRESS RELEASE

IASEE–RISE · Albanian Renewal (Rinisja Shqiptare) · Zürich, 16 October 2026 · For immediate release

IASEE–RISE ends its cooperation with the National Citizens' Assembly and declares the Joint Founding Declaration void

Albanian Renewal (Rinisja Shqiptare) – the citizens' movement for the renewal of Albania (IASEE–RISE) – informs the public that its cooperation with the National Citizens' Assembly (Kuvendi Kombëtar Qytetar, KKQ) has ended.

On 15 October 2026, the leaders of the KKQ unilaterally removed all four members of IASEE–RISE, including its leader, from the Assembly and from its Coordinating Council. The decision was taken without any prior notice and without any reason being given. It followed IASEE–RISE's position that it would cooperate only with the fullest equal rights in organising and while preserving its independence as a citizens' initiative with its own programme and constitutional pathway, not by operating under anyone else's umbrella.

The Joint Declaration is void. With all representatives of IASEE–RISE, one of the founding partners, unilaterally excluded, the basis of good faith on which the Joint Founding Declaration was approved no longer exists. IASEE–RISE therefore considers the Joint Founding Declaration, approved by the leaders of the KKQ and of IASEE–RISE, void as of today, 16 October 2026, and withdraws its signature from it.

Questions that require answers. IASEE–RISE deeply regrets this action. A movement that seeks to return sovereignty to the people must be guided by transparency, dialogue and respect for its partners. Removing all members of a founding partner without notice or explanation casts a heavy shadow of doubt over whether the KKQ's leaders are genuinely willing to represent the will of the majority of Albanians: the removal of the Government, of the Parliament and of all parliamentary parties.

The leadership of IASEE–RISE is of the opinion that this extreme and unacceptable step is linked to our critical stance on the role of the clan inherited from the former Politburo, which continues to hold the Albanian state hostage and to serve foreign interests at the expense of the national interest. IASEE–RISE will not silence this criticism, because it is essential to any genuine renewal of Albania.

Continuity. IASEE–RISE remains fully committed to its goals: first, the resignation of the Government and the formation of a technical government with no parliamentary party in it; then a constitutional process ending in the adoption of a New Constitution by mandatory referendum. Nothing enters into force without the people's vote. The citizens' petition continues uninterrupted at iasee-rise.org.

Appreciation for the President of the United States. IASEE–RISE expresses its highest appreciation to the President of the United States of America, Mr Donald J. Trump, for the determination with which he is exposing wrongdoing and demanding accountability, including within the diplomatic and advisory structures of the US administration itself. This stance gives Albanians hope that the strategic partnership with the United States will rest on the rule of law, transparency and respect for the will of the people.

In the same spirit, IASEE–RISE reaffirms its firm opposition to any initiative to create a sovereign state entity within the territory of the Republic of Albania, including the proposed “Bektashi state”, which Albanians reject. This position is not directed against the Bektashi community, which we respect as part of the Albanian tradition of religious harmony.

An invitation to partnership. At the same time, IASEE–RISE today publishes a Draft Joint Partnership Declaration, open to all non-parliamentary organisations, civic movements and parties that share these goals. Partners fully retain their own name, identity and structures.

Contact: naske.afezolli@ia-see.com · iasee-rise.org

ELECTRONICALLY SIGNEDNaskë AfezolliApproval given electronically · 16.10.2026

Naskë Afezolli
Initiator, IASEE–RISE · Albanian Renewal (Rinisja Shqiptare)

A call for unity

We invite all non-parliamentary organisations, civic movements and parties that share these goals to sign the Joint Partnership Declaration. Every partner keeps its own name, identity and structures.

Send a request to joinRead the Declaration

DRAFT JOINT PARTNERSHIP DECLARATION

Draft · 16 October 2026

Albanian Renewal (Rinisja Shqiptare) – the citizens' movement for the renewal of Albania (IASEE–RISE) – and partner non-parliamentary organisations

Preamble

We, the undersigned non-parliamentary organisations, civic movements and parties, convinced that sovereignty springs from the people and must return to the people, and that the old political system – in place since the overthrow of Fan Noli's first democratic government in December 1924 – has denied Albanians the state they deserve, join forces in an equal, peaceful and lawful partnership.

Article 1 — Shared goals

1.1 Phase one: the resignation of the Government and the formation of a technical government in which no parliamentary party takes part.

1.2 Phase two: a constitutional process ending in the adoption of a New Constitution by mandatory referendum, based on Articles 2(2) and 150 of the Constitution.

1.3 Nothing enters into force without the people's vote.

1.4 How the technical government is formed and the role of the Transitional Steering Board are decided jointly by the partners.

Article 2 — The “no recycling” principle

Partners and their leaders do not cooperate with parliamentary parties or with the governments that have led Albania since December 1924.

Article 3 — Financial independence

3.1 Partners neither seek nor accept funding from foreign foundations, embassies or governments, and do not include persons funded by them in their leadership.

3.2 Communication with Albania's foreign allies and their embassies seeks only their understanding and moral support.

Article 4 — Independence and equality of partners

4.1 Each partner joins individually, without dissolving, and keeps its own name, statute and structures.

4.2 Partners have equal standing. No partner operates under the organisational umbrella of another.

4.3 Members of partner organisations may sign the petition as individuals.

Article 5 — Peaceful and lawful approach

5.1 The partnership acts only by peaceful, non-violent means and within the constitutional framework.

5.2 The decision on the constitutional future belongs only to the citizens of the Republic of Albania, at home and in the diaspora.

Article 6 — Coordination and procedural fairness

6.1 Joint decisions are taken by consensus, after consulting all partners.

6.2 No partner may be excluded without prior written notice, stated reasons and the right to be heard.

6.3 Any partner may withdraw from the partnership by written notice.

Article 7 — Accession

7.1 An organisation wishing to join sends IASEE–RISE a written request signed by its legal representative.

7.2 Each partner signs this Declaration before a notary. IASEE–RISE signs before a notary in Zürich.

Signatures

For IASEE–RISE · Albanian Renewal (Rinisja Shqiptare): Naskë Afezolli, Initiator

ELECTRONICALLY SIGNEDNaskë AfezolliApproval given electronically · 16.10.2026Notarised signature to follow in Zürich

For the partner organisation: Organisation name ____________ · Legal representative ____________ · Place and date ____________